Home / Politika / Qeveria “Rama 2” zbarkon për dy ditë në Vlorë, ja axhenta

Qeveria “Rama 2” zbarkon për dy ditë në Vlorë, ja axhenta

Për dy ditë me radhë, sot edhe nesër,  më 13 dhe 14 tetor, mbledhja e Këshillit të Ministrave do të bëhet në Vlorë. Në agjendën e siguruar, bëhet më dije se sot në orën 10:30, bëhet nisja nga Tirana ku do të inspektohet investimi për rehabilitimin e skemës së ujitjes së Krutjes në dalje të Lushnjës, për të vijuar më pas me një drekë në vilën qeveritare në Vlorë.
Në orën 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Ministrave në Pallatin e Kulturës së qytetit, e shoqëruar me një dalje publike nga zv/kryeministrja Senida Mesi.
Në orën 18:00 zhvillohet një konsultim publik në kuadër të buxhetit të vitit të ardhshëm në hollin e Universitetit “Ismail Qemali”.
Darka do të jetë e gjerë në një nga restorantet në Vlorë, ku përveç ministrave do të jenë edhe kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave dhe prefekti.
Të shtunën, ministrat do të zhvillojnë një mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve në varësi, për t’u pasur në orën 9:00 në mbledhjen e kryeministrit dhe ministrave me të gjithë drejtuesit e administratës në Pallatin e Kulturës.
Në mesditë, kryeministri Rama do të zhvendoset në Kaninë ku edhe do të drekojë me një familje, ndërsa ministrat do të zhvillojnë takime të tjera sipas sektorëve përkatës.
Zbarkimi i kabinetit qeveritar në Vlorë përfundon të shtunën, në orën 18:30.

Konkretisht:Draft Agjenda e mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun Vlorë, 13-14 Tetor 217:

13 Tetor
10:30 Nisja për në Vlorë
11:30 Inspektim i investimeve për rehabilitimin e skemës së Ujitjes Dega e Krutjes (në dalje te Lushnjes, Klubi i Shoferit, KM, Niko, deputetët e zonës)
13:00 Drekë me ministrat në Vilën Qeveritare Vlorë
16:00 Mbledhje e Këshillit të Ministrave (Pallati i Kulturës)
16:30 Njoftim në media i vendimeve të qeverisë nga Zv.Km Senida Mesi (Pallati i Kulturës)
18:00 Konsultimi Publik për Buxhetin 2018 me pjesëmarrje të qytetarëve, shoqërisë civile dhe sipërmarrjes për Draft Buxhetin 2018( Holli I Universitetit Ismail Qemali) LIVE.
20:00 Darkë – Cdo ministër një tryezë me 10 të ftuar të dalluar nga sektori i tij. KM me kryebashkiakët, deputetët, kryetarët e këshillave, prefektin (Restorant Mira Mare)
14 Tetor
8:00 Çdo Ministër mëngjes pune me drejtuesit e institucioneve të varësisë në qark
9:00 Mbledhje e KM dhe Ministrave me të gjithë drejtuesit e Administratës qendrore në qark. LIVE (pallati I Kultures)
10:30 Dëgjesë me Prindërit për “Planet e bashkëhartuara me prindërit në shkolla” (KM, Nikolla, Kryetari Bashkise-shkolla TBC) LIVE . Shoqeron Ministrin, Dep. Vilma Bello
12:00 Çdo anëtar i qeverisë niset në fshatra të ndryshëm për takime në sektorët përkatës dhe kafe/dreke me banorë të fshatit .
KM vizitë në Kaninë dhe Drekë me një familje në fshatin e Kaninës. LIVE (13:00)
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë – Kaninë. Shoqeron Ministritn Dep. Fate Velaj
Ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Novoselë, ferma
Ministrja e Kulturës – Orikum, Parku. Shoqeron Ministrin Edmond Leka
Ministri i Financave dhe Ekonomisë –Vlorë, Zyra e Punës
Ministri i Mbrojtjes –Bunavi, Bestrove e vogel baza. Shoqeron Ministrin Dep.Vullnet Sinaj
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme – Vlorë, studentët. Shoqeron Ministrin Dep. Andrea Marto.
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Fshati Poro. Shoqeron Ministrin Vilma Bello
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – asdf
Ministri i Brendshëm – Vlorë
Ministrja e Drejtësisë – IEVK, Vlorë. Shoqeron Ministrin Dep. Alket Hyseni
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit – Tragjas, sheshi qendror
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes – Novoselë
15:30 Inspektim i punimeve në nënstacionin e Orikumit (KM, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
16:00 Vizitë në Parkun Arkeologjik të Orikumit (KM, Kumbaro, Gjiknuri, Leli, Edmond Leka)
17:00 Takim i qeverisë dhe pushtetit vendor në Qark, kryetarët e bashkive, administratorët dhe deputetët Socialistë . (Pallati Kultures LIVE.
18:30 Kthimi në Tiranë

Leave a Reply

%d bloggers like this: