Kosova

Kadri Veseli thotë se PDK fitoi tri qytete të mëdha, llogaritë edhe Skenderajn si pjesë të PDK’së

I pari i PDK’së, Kadri Veseli në një konferencë për media ka thënë se PDK ka fituar tri qytete të mëdha, Prizren, Mitrovice dhe Ferizaj. Kështu duke llogaritur edhe Skenderajn si pjesë të PDK’së, me kandidatin e pavarur Bekim Jasharin.

Veseli tha se PDk është e para si parti, dhe tha se do të udhëheqë bindshëm në komunat më kryesore të Kosovës. Në 10 komuna PDK është në balotazh, e Veseli për këtë tha se do të fitojnë në raundin e dytë.

“Komunat ku jemi të parët në balotazh janë Vushtria, Klina, Kaçaniku, Shtime”, tha Veseli derisa përmendi Drenasin por edhe Skenderajn si qytet të fituar të PDK’së.

Në Skenderaj, Bekim Jashari ka marrë 83 për qind të votave.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button