Home / Politika / Basha: Rama, fushatë kërcënimesh sistemit të drejtësisë
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Basha: Rama, fushatë kërcënimesh sistemit të drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas deklaratave të Edi Ramës, duke thënë se “fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.

 “Ju bëj thirrje Komisionit të Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe partnerëve të tjerë perëndimore që kontribuan për hartimin dhe miratimin e reformës në drejtësi, të bëjnë presion ndaj kryeministrit dhe shumicës qeverisëse që të ndërpresin menjëherë këtë fushatë kërcënimesh dhe presioni ndaj drejtësisë, e cila ka për qëllim gjunjëzimin e drejtësisë dhe garantimin e pandëshkueshëmrisë së politikanëve të ekspozuar publikisht si të lidhur me krimin. Nëse qeveria do të lejohet të shantazhojë, kërcënojë dhe frikësojë drejtësinë, korrupsioni dhe krimi në Shqipëri do të rritet më tej”, u shpreh Basha.

Më tej, kreu i PD-së theksoi se, “nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit”.

“Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet”, mbylli deklaratën e tij Lulzim Basha.

Leave a Reply

%d bloggers like this: