Politika

Alibeaj: Të dhënat e komunikatës u fshehën me urdhër të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një dalje para mediave tha se “të dhënat e komunikatës së Policisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e Orest Sotës, u fshehën me urdhër të Edi Ramës”.

“Policia e Elbasanit ka ndaluar me 1 nëntor 25-vjeçarin Orest Sota, i cili kishte në makinë 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për anije 20 dhe 100 ton të Saimir Tahirit. Me urdhër të Edi Ramës këto të dhëna u fshehën në komunikatën e policisë. Vetëm pas tre ditësh dhe pas denoncimit të kryetarit të opozitës, policia u detyrua të pranojë publikisht shumën prej 863 mijë euro, bashkë me dy patentat e lundrimit të Saimir Tahirit”, tha Alibeaj.

“Të kujt janë 863 mijë euro? Pse Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe Haki Çako urdhëruan policinë t’i fshehë të dhënat nga komunikata? Të gjitha rrethanat tregojnë se këto para i përkasin të njëjtin person që i përkasin edhe patentat e lundrimit. Janë të Saimir Tahirit. 863 mijë eurot dhe patentat e lundrimit, janë pikërisht provat që kërkon drejtësia që faktojnë impilikimin në trafik droge të Sajmir Tahirit. Ja pse Edi Rama e mbron Tahirin nga arrestimi, me anë të imunitet parlamentar. Sepse Edi Rama ka marrë përsipër t’i zhdukë këto prova sipas paktit Rama-Tahiri: Saimir Tahiri të mos arrestohet, me kusht që të mos flasë e të mos i marrë me vete të gjithë, me kryeministër, ministra, drejtorë policie etj. Tani një prej provave, 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit për tonazh 20 dhe 100 ton, të nxjerra nga banesa e Saimir Tahirit, sipas skemes për t’i larguar e siguruar në vende të ndryshme, u kap. Janë 863 mijë euro të Saimir Tahirit, përfitim nga trafiku i drogës dhe dy patenta lundrimi, provë e posedimit të skafeve të përdorur sic ka ndodhur dhe me makinën e famshme nga Habilajt, cka Tahiri e ka mohuar publikisht”, shtoi Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button