Home / Bota / Trump në Vietnam, nuk ka takim formal me Putin

Trump në Vietnam, nuk ka takim formal me Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin nuk do të zhvillojnë një takim formal në samitin për bashkëpunimin ekonomik të Azi-Paqësorit në Vietnam.

Duke cituar agjendën e ngjeshur nga të dyja palët, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders, shtoi se ata mund të kishin ndërveprim jozyrtar mes tyre. Deklarata e zëdhënëses bie në kundërshti me atë që pala ruse u tha gazetarëve një ditë më parë. Çdo takim i mundshëm, formal apo jo formal mes Trump dhe Putin do të zhvillohej në sfondin e hetimeve për ndërhyrhjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016, duke kërcënuar të eklipsonte udhëtimin e gjatë të liderit amerikan në Azi.

Në samitin e APEC-ut, numri një i Uashingtonit po thekson përpara liderëve të biznesit rolin e ardhshëm të SHBA në rajon sa i përket tregtisë dhe rritjes ekonomike. Slogani i tij ‘Amerika e para’ dhe tërheqja nga një marrëveshje rajonale është parë si distancim nga tregtia e lirë.

Presidenti u zotua gjithashtu të korrigjojë mungesën e balancit me Kinën dhe Japoninë. Samiti i APEC -ut bën bashkë 21 ekonomi nga të dyja anët e Paqësorit, ekuivalente e 60 përqind të 6 GDP-së botërore. Pas ardhjes në pushtet Trump e tërhoqi SHBA nga partneriteti i Transpaqesorit, një ujdi e madhe tregtare mes 12 vendeve të APEC-ut, me pretendimin se ajo do të dëmtonte interesat e ekonomisë amerikane.

Leave a Reply

%d bloggers like this: