Kosova

Mogherini ia përsërit Vuçiqit: Pa e njohur Kosovën s’hyni në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me shefen e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se kjo e fundit i ka dhënë mbështetje të fuqishme vendit të tij për të përshpejtuar integrimin në BE.

“Ne ramë dakord se stabiliteti dhe paqja janë më të rëndësishmet për Serbinë dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë Vuçiq.

Takimi është mbajtur në selinë e Komisionit Evropian.

Mogherini ka njoftuar se temat kryesore të diskutimit me Vuçiqin kanë qenë marrëdhëniet midis Serbisë dhe BE’së, situata në rajon si dhe normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm” , ka thënë Vuçiq.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button