Bota

Vdes në burg bosi mafioz sicilian “Toto” Riina, fjalët e fundit që ia tha gruas nga qelia

Mediet italiane raportojnë se Salvatore “Toto” Riina, bosi më i fuqishëm dhe i rrezikshëm mafioz i shekullit 20-të, ka vdekur në burg.

Raportohet se Riina vdiq sot herët në mëngjes në sektorin për të burgosur, në një spital në qytetin Parma, në pjesën veriore të Italisë, ku ai ishte në vuajtje të dënimit për dhjetëra vrasje të kryera në periudhën 1969 – 1992.

“Unë nuk pendohem… ata nuk do të me përkulin mua”. Asnjë lëkundje, asnjë hap prapa. Deri në fund. Toto Riina, që njihej për veprimet çnjerëzore dhe për mizorinë e tij të pashoqe.

Me këto fjalë ai iu drejtuar gruas së tij vetëm pak muaj më parë, në takimin e radhës në burgun në Parma. Kishin një jetë të tërë së bashku, me Ninetta Bagarella në fillim bashkë dhe pastaj në një lidhje në distancë për shkak të aktivitetit kriminal të bosit të Cosa Nostra.

“Unë nuk dua të kërkoj asgjë nga askush”, tha ai, duke iu referuar rasteve që avokati i tij donte t’i nënshtrohej, për ta lehtësuar gjatë proceseve të shumta gjyqësore dhe për morinë e akuzave. “Unë mund të bëj edhe 3,000 vjet burg, jo 30 vjet”, tha ai. Salvatore Riina, që dje i mbushi 87 vjet, i ka kaluar afro 25 vjet në burg.

“Toto” Rina  i njohur me nofkat si Bisha, Padrino, etj… ishte bosi i mafias siciliane, ka lindur më 16 nentor 1930 në Corleone të Italisë. Ai është përgjegjës i shumë krime në Sicili e Itali dhe me krimet e shumta dhe të rënda ky njeri ngjalli terror në gjithë Sicilinë dhe në Itali. Ai njihet për vrasjen e krerëve të Policës anti drogë të Italisë si Giovani Fallkone dhe Paulo Borsellino në vitin 1992 dhe për vrasjen e Gjeneralit te karabinerve Carlo Alberto dalla Chiesa në vitin 1982 dhe për shumë krime të ndryshme si kontrabandim me armë, drogë trafikim me qeniet njerëzore dhe krime të ndryshme, për eliminimin e ish partnereve të tij në krim për te arritur fuqi në Mafian siciliane e cila quhej Cosa Nostra.

Corleone të Sicilisë vinte nga një familje e varfër dhe për te shmangur varferin ai ju fut kriminalitet dhe si një 19 vjeçar ishte mjaft inteligjent dhe ishte përfshire ne krime për shkak te kushteve. Ai nuk kishte vazhduar shkollimin dhe këto ishin arsyet pse ai ju fut kriminalitetit qysh ne adoleshencë.

Ne vitin 1943 babai i tij Xhovani Rinna vdes nga një bombë e hedhur nga qielli dhe ai mbeti pa baba në moshën 13 vjeçare. Ai humbi dhe anëtarë te familjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kishte vetëm një lodër kujtim nga babai i tij-një motor lodër me kurdisje. U ballafaqua me shumë vështirësi shpirtërore dhe ekonomike. U plagos nga një granatë por ai arriti ti mbijetoj. Kur arriti moshën 18 vjeçare ishte i përfshire në sherre dhe prapësi si vjedhje te bagëtive, sendeve. Ne vitin 1949 bashkohet me Luciano Liggio me te cilin u përfshi ne krime monstruoze dhe u be anëtar i mafias.

Familja e tij merrej me bujqësi dhe kishte disa toka te pakta ku punonin, por tokat e tyre u helmuan kur ne arat e tyre ranë bomba te cilat mbartnin një lloj metali helmues, Toto dhe anëtaret e tij te familjes nuk kishin me çfarë te punonin token, disa nga anëtaret e kësaj familje ikën nga Sicilia dhe shkonin te punonin jashtë Corleone-s në Catania apo Palermo ndërsa Toto ju fut kriminalitetit dhe arriti majat e tij duke u bërë njeriu me i frikshem në Itali.

Ai morri pjesë në krime nga mosha 19 vjeçare ne grabitje, vrasje dhe kontrabandime ne vitin 1950. U arrestua nga një Gjykate ne Palermo dhe u dënua me 12 vite burg për grabitje dhe shtije te pa autorizuar te armeve dhe lendeve te ndaluara por për çudi ai lirohet nga burgu 1956 ku dhe me pas filloi krimet me mafian si anëtar i saj duke ku bere një individ shumë i dalluar, i pa meshirshem dhe shumë i rrezikshëm, ku beri një plan për vrasjen e shefit te tij ku dhe pati sukses duke tu ngjitur me lartë më hirarkinë e maies, ku beri aleancë me Luciano Liggio, Bernardo Provenzano, te cilet  mireshin me kontrabandimin e mishit qe ishte i therur nga begetit e vjedhura, vazhdoi vrasjet duke siguruar një vend në hierarkinë e Mafia-s. Ai  thoshte unë do të shkojë përtej Cosa Nostra-së.

Ne karrierën e tij si Gangster Toto Rina vrau shumë njerëz qysh ne fillet e para te mafias ne Sicili,  ai ngjalli frike për rreth tij dhe fitoi respekt me anë te brutalitetit dhe dhunës. Ai ishte ri kur u arrestuar ne Corleone por u lirua me kusht dhe filloi përsëri karrierën si vrasës dhe gangster. Ai shiste drogë, armë  te kontrabanduara dhe drithra te vjedhura ne fshatrat e Sicilisë.

Ne vitin 1969 “Toto” Rinna u arrestua për vrasje por pas 4 muaj burgosje ai lirohet ne mungesë provash, por edhe se  dëshmitarët nuk dhanë dëshmi per shkak te kërcënimeve nga mafia, nëse do te dëshmonin ateherë atyre i priste vdekja.  “Toto” Rinna forcoj Mafian ku arriti ta shtonte kontrabandën me lënd narkotike në vitet 70. Mafia e tij arriti kulmet duke grumbulluar miliona dollar nga shitjet e Kokainës, Heroinës dhe kontrabandimit me armë, prostitucionit, bixhozit dhe investimeve te jashtë ligjme dhe falsifikime te parave, duhanit, mishit. Kur Mafia ra ne duar e “Toto” Rinës u rrit terrori, u vranë shumë policë e politikanë dhe vdiqën shumë njerëz.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button