Politika

Rama lidhje LIVE me FA në Afganistan: Keni nderuar flamurin tonë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një lidhje LIVE me forcat tona ushtarake që ndodhen në Afganistan.

Në praninë edhe të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Rama nuk ka ngurrur për të falenderuar për shërbimin dhe nderimin që i kanë bërë vendit tonë. “Ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të komunikoj drejt për drejt me forcat tona në Afganistan. Dua që të flasë ndonjë prej tyre, pasi është një mundësi për t’u parë e dëgjuar me familjet këtu.

Ju konfirmoj që në çdo takim me përfaqësues të ndryshëm të aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira, dhe përshkrimin më dinjitoz me veprimtarinë tuaj atje.

Ju falënderoj, ne përpiqemi të bëjmë më të mirën, dhe më shumë do bëjmë hap pas hapi, ajo që ju bëni nuk ka të paguar për nderin e vendit dhe flamurin tonë,” tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button