Home / Politika / Meta në Lubjanë takon homologun slloven Pahor, mbështetje për anëtarësimin në BE

Meta në Lubjanë takon homologun slloven Pahor, mbështetje për anëtarësimin në BE

Presidenti Meta është takuar në Lubjanë me homologun e tij slloven Borut Pahor.

Meta e uroi edhe njëherë për rizgjedhjen e tij si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që Presidenti Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në kuadrin e procesit të integrimit europian për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan progresin dhe zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit, si dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një harmonizimi e koordinimi më të mirë të qëndrimeve e veprimeve nga vendet e rajonit.

Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim nisma e Procesit të Brdo-Brijunit, si dhe për ruajtjen e fokusit nga ana e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vijimin me hapa konkretë të procesit të zgjerimit.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se mbështetja e Sllovenisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE do të jetë domethënëse dhe do të inkurajonte vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve të nevojshme.

Presidenti Meta e ftoi Presidenti Pahor për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë që u prit me kënaqësi dhe që pritet të realizohet në muajt në vijim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: