Home / Kosova / Media serbe: Condoleezza Rice, negociatore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Media serbe: Condoleezza Rice, negociatore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës

Pas lajmeve të Sputnjikut rus se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit në administratën e Presidentit George Bush i ri, Condoleezza Rice, do të emërohet emisare speciale për Ballkanin, medie serbe, parashikojnë se çfarë pritet të bëjë ajo në këtë detyrë të re.

Në këtë kontekst, këto medie më së shumti ndalohen te Kosova.

Kështu, transmeton Koha.net, Condoleezza Rice, siç thonë ekspertë për marrëdhënie ndërkombëtare për “euro blic”, para së gjithash do të jetë e përfshirë në negociatat e Beogradit dhe Prishtinës.

“Detyrë e parë e saj është presioni ndaj autoriteteve në Serbi që të pushojnë së kundërshtuari pavarësinë e Kosovës, si dhe kundërshtimin e pranimit të saj anëtare e plotë në OKB“, ka thënë për këtë medium analisti nga Beogradi Zhelko Cvijanoviq.
Por, ish-shefja e diplomacisë amerikane ka edhe detyra të tjera në Ballkan të cilat duhet t’i përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Njëra nga to është edhe eliminimi politik i Milorad Dodikut nga pushteti në Republikën Serbe, si dhe angazhim më i fuqishëm amerikan për unitarizëm të Bosnjë e Hercegovinës.

“Pothuaj se nuk është fshehtësi se Condoleezza Rice së shpejti do të emërohet emisare speciale e SHBA-së për Ballkanin. Amerikanët pothuaj qe një decenie ua kanë lënë në duar evropianëve “punët ballkanike”, para së gjithash gjermanëve. Megjithatë, pasi që gjatë dhjetë vjetëve të shkuar gjërat nuk u zhvilluan ashtu si e mendoi Washingtoni dhe pasi që gjatë kësaj periudhe ndodhi kthimi i fuqishëm i Rusisë dhe i ndikimit të saj në Ballkan, angazhimi i paralajmëruar i ish-sekretares amerikane të shtetit për të rregulluar gjërat në këtë pjesë të botës, tregon se amerikanët kanë plane serioze”, thotë Cvijanoviq.

Rice, lidhur me këto, tashmë ka marrë instruksione të qarta.
Diplomatja amerikane do të përpiqet edhe për ndërrim gjërash në Maqedoni. Kështu, parashihet largimi përfundimtar i Maqedonisë nga Rusia.

Leave a Reply

%d bloggers like this: