Home / Kosova / Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për personat me qëndrim të paligjshëm

Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për personat me qëndrim të paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski dje zhvilloi takim pune me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton MPB e Maqedonisë në takim dy ministrat nënshkruan marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrje të personave me qëndrim të paligjshëm si dhe protokoll ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme për përndjekje tejkufitare të njerëzve të cilët marrin pjesë në aktivitete kriminale të cilët kërkojnë strehim në të dy shtetet.

“Bashkëpunimi mes dy ministrive është i mirë dhe ekzistojnë kushte që ai të thellohet në periudhën e ardhshme për ballafaqim më të lehtë me krimin, korrupsionin, tregtinë me njerëz, armë etj. Në përgjithësi sfidat globale të cilat i kemi të gjithë, nuk i tejkalojnë as dy shtetet tona. Vetëm me bashkëpunim të përbashkët mund të kemi rajon të sigurtë”, tha ministri Spasovski.

Qëllimi i nënshkrimit të Marrëveshjes është marrja e personave me qëndrim të paligjshëm dhe përforcimi i bashkëpunimit për shkak të luftës më efikase kundër migracionit ilegal.

Përmes kësaj marrëveshjeje dhe në bazë të reciprocitetit do të vërtetohen procedura të shpejta dhe efikase për identifikimin dhe kthimin e sigurt dhe të rregullt të personave të cilët nuk i përmbushin ose veçmë nuk i përmbushin kushtet për hyrje ose qëndrim ligjor në territorin e Maqedonisë ose të Kosovës dhe të lehtësohet tranziti i këtyre personave në frymën e bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë, njofton MPB e Maqedonisë.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Kosovës, Flamur Sefaj tha se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se kanë prioritete të përbashkëta siç janë lufta kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshën, por edhe lufta kundër tregtisë me organe njerëzore.

“Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes dhe protokolleve do të ndihmojnë në luftën kundër dukurive negative në rajon. Kemi përgatitur edhe marrëveshje të tjera dhe unë e kam ftuar kolegun tim që të vjen në Prishtinë dhe t’i nënshkruajmë”, tha ministri kosovar Sefaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: