Home / Politika / Kotzias: Kemi ndërmarrë hapa të mirë dhe pozitivë me Shqipërinë

Kotzias: Kemi ndërmarrë hapa të mirë dhe pozitivë me Shqipërinë

Ky vit do të jetë një vit ku do të fokusohemi në zgjidhjen e çështjeve të politikës së jashtme që kanë qënë në ngërç për dekada me radhë dhe për të cilat interesat e vendit na kërkojnë të gjejmë zgjidhje të mira dhe produktive, deklaroi sot ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, pas përfundimit të mbledhjes së kabinetit të kryesuar ngan kryeministri Aleksis Cipras.

“Ne zhvilluam bisedime mbi çështjet e Ballkanit, për mënyrën se si të zhvillojmë më tej bashkëpunimin me vendet e tjera të Ballkanit dhe se si të kontribuojmë për një prosperitet më të madh dhe një riorganizim produktiv në fusha të ndryshme brenda Ballkanit”, tha Kotzias duke shtuar se në veçanti u zhvilluan diskutime për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Lidhur me Shqipërinë, Kotzias deklaroi se diskutimet ishin zhvilluar rreth çështjeve të cilat ishin përfshirë në paketën e zgjidhjeve me vendin fqinj.

”Kemi ndërmarrë hapa të mirë dhe pozitivë me Shqipërinë gjatë javëve të kaluara”, deklaroi ai.

Ndërsa në lidhje me çështjen e emrit të Maqedonisë, Kotzias tha se qeveria vazhdonte të mbështeste dhe negocionte për një emër të vetëm, që Greqia kishte propozuar edhe në Bukuresht.

Ai shtoi se qeveria ishte në favor për të zhvilluar konsultime me të gjitha partitë dhe forcat politike në vend lidhur me këtë çështje si dhe me çdo qytetar që kërkon një zgjidhje për problemet e vendit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: