Arte

‘Nderi i Kombit’ Anvi Mula feston 90-vjetorin i rrethuar nga miqtë artistë!

Mbrëmjen që lamë pas tenori i njohur shqiptar “Nderi i Kombit” Avni Mula ka festuar 90-vjetorin e lindjes.

E gjithë festa u shndërrua në një koncert të vërtetë ku ndër shumë personalitete që kënduan ishte edhe vajza e tij Sopranoja me famë botërore Inva Mula. Në këtë festë kushtuar artisit të madh ishin të pranishëm emra të shumtë dhe personalitete nga arti dhe kultura.
“Nderi i Kombit”, Avni Mula na rrethoi me energjinë dhe emocionin e “Valsit të Lumturisë”, ku kryefjalë ishte Dashuria dhe Mirënjohja. Përkulemi me respektin më të thellë për gjithë sa na ke dhuruar! Ardht’ i bardhë ky 90-vjetor Mjeshtër!,”-shkruan në faqen e Ministrisë së Kulturës për Mulën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button