Home / Politika / Presidenti Meta viziton Pustecin: Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas

Presidenti Meta viziton Pustecin: Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Bashkia e Pustecit dhe i gjithë rajoni i Prespës do përfitojnë të parët nga bashkëpunimi i shkëlqyer trilateral midis Shqipërisë, Maqedonisë e Greqisë, që i ka të gjitha premisat për t’u bërë i prekshëm së afërmi. Zoti Meta e bëri këtë deklaratë gjatë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku banon një komunitet i madh maqedonas.

Ai është pritur nga përfaqësues të pushtetit vendor si dhe nga dhjetra banorë të minoritetit maqedonas, të cilët i uruan mirëseardhjen dhe e falenderuan për mbështetjen e përkrahjen e tij të vazhdueshme. Presidenti Meta tha se “vëmendja ime ndaj minoritetit maqedonas do të jetë çdo ditë gjatë mandatit tim. Ne krenohemi me vlerat e minoritetit maqedonas, i cili është një pasuri për Shqipërinë”.

“Ju garantoj se do bëj çmos dhe do mbështes të gjitha përpjekjet tuaja për ruajtjen e identitetit, traditave dhe vlerave tuaja të shkëlqyera. Duhet të bashkëpunojmë të gjithë që Bashkia e Pustecit të jetë ndër më të begatat”, theksoi Presidenti Meta.

Presidenti tha se “në kuadrin e Vitit të rëndësishëm mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut ramë dakord, bashkë me përfaqësuesit e Bashkisë së Pustecit të vlerësojmë disa nga ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme historike të kësaj zone, sikundër është edhe shkrimtari i njohur, Sterjo Spasse, biri i komunitetit maqedonas”.

Më pas Presidenti Meta dhe autoritetet vendore vizituan Kishën e Shën Kryengjëllit Mihail në Pustec, nga ku kryetari i shtetit uroi minoritetin maqedonas për Festën e Shën Naumit dhe të Krishtlindjeve, që ky komunitet i feston me kalendarin e vjetër ortodoks.

One comment

  1. Kryehajduti i kopeve te hajduterise shqiptare po saboton KLP,KLGJ dhe FBI qe te nund te fshihet sa te mundet.SHBA BE te sjelle NATO urgjent ne Tirane dhe te bombardohen familjet e Nipit te hajdutit Ahmet Zogu,Leka Zogu,familja e lavires Nexhmije Hoxha,Familjet e hajduteve Fatos Nano dhe Ilir Meta,Familjet e hajduteve te PD LSI Sali berisha ,Lulezim Basha Bujar Nishani Adriatik Llalla,Xhezair Zagznjori,Bashkim Dedja dhe plehrat shqipetare Te PD,LSI,PS qe po sabotojne reformen ne drejtesi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: