Home / Kosova / Kosovë, policia ofron 10 mijë euro për ata që japin informacion për vrasjen e Ivanoviçit

Kosovë, policia ofron 10 mijë euro për ata që japin informacion për vrasjen e Ivanoviçit

Policia e Kosovës (PK) ofron një shpërblim prej 10.000 euro për cilin do qytetar i cili mund të japë informacione të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e rastit të vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviç.

Në një komunikatë për media nga PK thuhet se Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj relevante është angazhuar në hetimin dhe ndriçimin sa më parë të rastit të vrasjes së Ivanoviçit.

“Policia është duke punuar në mbledhjen dhe analizimin e të gjitha fakteve dhe dëshmive relevante për të zbardhur sa më parë këtë rast dhe për të sjellë para drejtësisë sa më parë që të jetë e mundur kryerësin/it e kësaj vepre kriminale. Megjithatë, për identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të këtij akti kriminal, policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit”, njofton PK.

Policia e Kosovës po ashtu apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri rreth rastit ta ndihmojë policinë me informacione për gjetjen e autorit apo autorëve të këtij akti dhe për këtë ofron një shpërblim prej 10.000 euro për cilin do qytetar i cili mund të japë informacione të cilat shpien në zbardhjen ose zbulimin e këtij rasti.

Kujtojmë se Ivanoviç u vra sot me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: