Bota

Putin në Milano për samitin euro-aziatik

putin-italiPresidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi praninë e tij në Milano më 16 dhe 17 tetor për të marrë pjesë në një samit mes Bashkimit Evropian dhe disa vendeve të Azisë, bënë të ditur sot burime pranë qeverisë italiane.

“Putin ka konfirmuar ardhjen e tij”, theksoi ky burim. Kjo do të jetë mundësia e parë për presidentin rus të takojë homologët evropianë që prej vizitës në muajin qershor në Francë, me rastin e ceremonive përkujtimore të zbarkimit të aleatëve në Normandi.

”Rusia kishte parashikuar të dërgonte kryeministrin, Dmitri Medvedev, por ka ndryshuar mendim”, sipas të njëjtit burim.

Ky samit, me dominim ekonomik, mbledh çdo dy vjet, drejtuesit evropianë dhe aziatikë të grupuar brenda Asem-it apo dialogut Azi-Evropë.

Përveç Putinit, Italia është në pritje të konfirmimit të kancelares gjermane, Angela Merkel, kryeministrit britanik, David Cameron dhe të presidentit francez, François Hollande

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button