Home / Politika / Hesapet e 70 vjetëve, do t’i mbyllim me dinjitet në interes të Shqipërisë

Hesapet e 70 vjetëve, do t’i mbyllim me dinjitet në interes të Shqipërisë

 Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot kundërshtarët e bisedimeve Shqipëri-Greqi, duke i etiketuar ata si patriotët me çizmet e çamërisë.

Në përgjigje të tyre, Kryeministri Rama thekson se “ne do t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Nëpërmjet një postimi në rritin social Facebook, kryeministri Rama shprehet se: “Patriotë me çizme e çamëristë të sapongjizur në kazanin politik e mediatik, pasi i lanë poturet për çerekshekulli varur në telin e fqinjit dhe harruan edhe detin në shtëpinë e tij, na janë ndezur sot flakë e zjarr për të bërë shkrumb e hi qeverinë, në turrën e akuzave për tradhëti!”

Në vijim, Rama shton se “janë të mjerë që meritojnë veç mëshirë, po kujt ndër ju shqetësohet prej çizmeve të patriotizmës së tyre pa din e as iman, i them bëj durim edhe pak e prit, sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin”.

“Dhe ndërkohë mos dysho hiçfare se ne që ditëm t’i hapim me kurajo e dinjitet, hesapet e 70 vjetëve me fqinjin, ne dimë edhe t’i mbyllim me dinjitet e mirëkuptim, në interes të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.