Home / Arte / ‘Eurovision 2018’, shorti zbulon kur do këndojë Shqipëria

‘Eurovision 2018’, shorti zbulon kur do këndojë Shqipëria

Është hedhur shorti për natën e parë dhe të dytë për shtetet pjesëmarrëse në festivalin ‘Eurovision’ që këtë vit do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë në datat 8, 10 dhe 12 maj. Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, do të performojë në natën e parë gjysmëfinale, 8 maj 2018.

Është hera e parë që Portugalia e pret këtë festival . E drejta për të organizuar festivalin  e këngës Eurovizion për  2018 erdhi pasi Salvador Sobral fitoi edicionin në vitin 2017 në Kiev me këngën e tij Amar Pelos Dois.

Në natën e parë gjysmëfinale garojnë shtetet:

Shqipëria
Azerbajxhani
Bjellorusia
Belgjika
Bullgaria
Republika Çeke
Estonia
Islanda
Izraeli
Lituania
Armenia
Austria
Kroacia
Qipro
Finlanda
Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë
Greqia
Irlanda
Zvicra

Në natën e dytë gjysmëfinale garojnë shtetet:
Australia
Danimarka
Norvegjia
Moldavia
Rumania
Rusia
San Marino
Serbia
Holanda
Hungaria
Gjeorgjia
Malta
Mali i Zi
Letonia
Polonia
Sllovenia
Suedia
Ukraina.

Leave a Reply

%d bloggers like this: