Home / Politika / Reforma në Shërbimin Publik, hap i madh i eliminimit të burokracisë për qytetarët

Reforma në Shërbimin Publik, hap i madh i eliminimit të burokracisë për qytetarët

Reforma në Shërbimin Publik, një marrëdhënie e re mes shtetit, qytetarit dhe biznesit po i favorizon tashmë këto të fundit me shërbime të integruara online kudo dhe kurdo.

Qeveria shqiptare pas katër muajsh pune intensive është plotësisht e përgatitur për realizimin e plotë të një shkurtimi të parë drastik të burokracisë për qytetarët në çdo sektor.

Përmes kësaj reforme është hedhur një hap i madh për rritjen e shpejtësisë së shërbimeve për qytetarin në zyra e sportele dhe uljen e ndjeshme të korrupsionit

Kështu u theksua sot në konferencën kombëtare për reformimin e shërbimeve administrative ku ishin të pranishëm, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Ministrja e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, eksperti i ekonomisë Ardian Civici, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa,etj.

Ahmetaj: Në dy muaj 144 mijë vërtetime online në Drejtorinë e Doganave

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, në fjalën e tij theksoi se “në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve 13 autorizime të domosdoshme të marra në mënyrë të printuar janë përsëritur në vit 600 mijë herë, të cilat presupozojnë njerëz, kohë fizike por edhe kosto”.

“Në tetor të vitit të kaluar ne kaluam online me alternativë printimin, fillimisht u hoq dorë me një përqindje e vogël nga printimi dhe prezantimi në sportelet e tatimeve. Momenti që kaluam pa alternativë vetëm online sot janë 144 mijë vërtetime në dy muaj që merren online”, nënvizoi Ahmetaj.

Ai shprehu bindjen se deri në fund të vitit do të kemi jo 600 mijë, por deri në 800 mijë klikime online për të marrë këto vërtetime.

“Një shembull fare i thjeshtë sa kemi kursyer dhe i kemi lehtësuar punën sipërmarrjes, dua të sjell me shumë kënaqësi vlerësimin e përqendruar të deklaratave online të importit që mbi të gjitha përveç se kursen kohë dhe i lehtëson jetën sipërmarrjes është një hap shumë i madh drejt transparencës dhe uljes së mundësisë së korrupsionit dhe heq njëherë e përgjithmonë kontaktim mes sipërmarrjes dhe doganierit”, tha Ahmetaj.

Ministri bëri të ditur se do të vazhdojmë edhe me eksportin dhe me gjurmimin e gjithë trafikut komercial në të gjithë Shqipërinë që do të lehtësojë shumë punën e të gjithëve palëve qytetarëve, sipërmarrjes, dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Duke folur për reformën e shërbimit publik, Ahmetej tha se “dy elementë do t’ iu bënin përshtypje për një leje barre lindje një zonje duhet të shkojë 8 herë në zyrat e fondit të ISSH-së, një iavalid bredh në 8 sportele fizikisht. Në fund të marsit të gjitha këto dokumente do të jenë online dhe do të jenë detyrim i administratës për të plotësuar dokumentacionin dhe në rastin më të keq, të shkojë vetëm një herë dhe në rastin më të mirë të mos shkojë fare”.

Qato: Përmes derregullimit ka përmirësim të klimës së biznesit në vendin tonë

Ministrja e re e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, theksoi se reforma që po lancohet sot përmes reformës së derrugullimit ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e klimës së biznesit në vendin tonë.

“Falë kontaktit që kemi patur muajt e fundit me çdo sipërmarrës në rrethe të ndryshme të vendit, por edhe falë tryezave të konsultimit që kemi bërë me grupe interesi sektoriale apo me shoqata dhe forume e dhoma të Tregtisë tashmë qeveria ka një panoramë shumë të qartë të mjedisit se ku operon biznesi në vendin tonë”, nënvizoi Qato.

Parë në këtë këndvështrim, vijoi ajo, reforma e lehtësimit, thjeshtësimit dhe eleminimit të të gjitha barrierave burokratike është një nga reformat më të rëndësishme që jemi duke ndërmarrë deri më sot dhe falë kontakteve që kemi arritur dhe zgjidhjes së çështjeve dhe ankesave të marra nga sipërmarrja ne kemi arritur të krijojmë tipologji të caktuara të trajtimit të këtyre problematikave.

Sipas saj, sot sipërmarrja është e mirë organizuar dhe kërkon një stabilitet ekonomik, të kuadrit ligjor, një nxitje të luftës kundër korrupsionit dhe nxitje kundër informalitetit në vend.

“Mbi të gjitha kërkon tryeza të strukturuara të dialogut të sektorit publik me atë privat, në mënyrë që e gjithë vendimmarrja që do të marrë qeveria të jetë një vendimmarrje transparente në funksion të rritjes dhe zhvillimit të sipërmarrjes në vendin tonë”, përfundoi Qato.

Civici: Derregullimi, faktor zhvillimi për Shqipërinë

Eksperti i ekonomisë Profesor Ardian Civici, në fjalën e tij tha se “vendet që arrijnë të kenë sa më të ulët dhe eficente koston e transaksioneve çlirojnë shumë energji zhvillimi, potenciale që jo vetëm janë të bllokuara, por janë edhe të fjetura. Në këtë sens do të thoja që pikërisht reforma e derregullimit, përmirësimi i shërbimeve publike, cilësia e tyre dhe gjithë shërbimet administrative janë një nga format më të mira që Shqipëria në kuadrin e reformave strukturore të mund t’i çlirojë këto energji dhe ta kthejë këtë reformë dhe këto masa në një faktor zhvillimi dhe jo pengese për zhvillimin”.

“Ju përmendët një shifër që brenda një viti janë kursyer mbi 1500 vite të tjera angazhimi përpjekje të ndryshme dhe pikërisht nëse kjo reformë do të vazhdojë të thellohet edhe ne do të rreshtohemi në krahun e atyre vendeve që e kanë gjetur çelësin e zhvillimit, raportin mes shtetit dhe tregut”, theksoi Civici.

Ai u shpreh se derregullimi në vetvete, përmirësimi i shërbimeve publike nuk është pushteti i tregut të lirë e të pakontrolluar , por është e kundërta është tregu i institucionalizuar dhe i liberalizuar që i krijon të gjithë aktorëve mundësitë maksimale për tu zhvilluar dhe për të kontribuar në këtë zhvillim.

“Ky është një hap i madh edhe për një fakt tjetër, ne kemi 27 vite që flasim për përmirësim të klimës së biznesit, pikërisht kjo reformë e filluar bën pjesë në reformat probiznes , të cilat janë hapi më cilësor që nëpërmjet një partneriteti me biznesin, përmes lehtësimit të gjithë shërbimeve për qytetarët dhe të gjithë subjektet e zhvillimit të mund të çlirojmë ato potenciale që duhet për të pasur edhe një rritje ekonomike më të lartë edhe një mirëqënie më të madhe”, përfundoi Civici.

Muçostepa: Do të jemi përcjellësit e të bërit mirë biznes në Shqipëri

Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Ines Muçostepa, duke folur sesi e ka pritur sipërmarrja dhe biznesi këtë iniciativë dhe këtë reformë në shërbimet administrative theksoi se sipërmarrja e ka konsideruar këtë reformë si pjesë e një porocesi e një dialogu mes qeverisë dhe sipërmarrjes.”Ju do të na keni përkrahjen dhe ndihmën tonë, do të na keni përcjellësit e të bërit mirë biznes në Shqipëri”.

“Pas disa viteve debatesh dhe 20 vitesh akumulim të shërbimeve të ndryshme të cilat edhe në vendet e tjera ofrohen nga Dhomat e Tregtisë, tashmë kanë kaluar në shtet, në administratën poublike. Kemi diskutuar kemi pasur disa takime me ministren e Sipërmarrjes Qato dhe zëvendëskryeministren Mesi dhe një sërë nga këto shërbime , licenca apo autorizime ti kalojnë Dhomave të Tregtisë, të cilat do ti ofrojnë me një staf të specializuar, duke i decentralizuar sepse shumë prej këtyre shërbimeve kanë qenë të përqendruara në Tiranë, duke pasur këtë shtrirje kapilare në 12 qarqe mendoj që është një hap i rëndësishëm që këto shërbime ti ofrohen sipërmarrjes në Dhomat e Tregtisë të shpërndara në mënyrë kapilare”, tha ajo.

Sipas saj, prej vitesh sipërmarrja kërkon përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Shqipëri dhe e ka konsideruar si konkluzion pikërisht të këtyre përpjekjeve të tryezave të vazhdueshme që vijon të bëjë me ju të intensifikuara muajt e fundit.

Kjo, shtoi Muçostepa,  është një reformë e përbashkët, një reformë në ndryshimin e mentalitetit të një administrate me një ndryshim të qasjes së politikës për të ndihmuar që të bëhet më mirë biznes në Shqipëri.

Ajo u shpreh se do të jetë një proces i vështirë sepse politika ka bërë këtë hap të rëndësishëm ne do ta monitorojmë vazhdimin dhe mbështetjen e kësaj politike pikërisht duke qenë të vëmendshëm tek administrata.

“Jemi të bindur që administrata do të vazhdojë të prodhojë rregulla, akte të cilat mund ta vështirësojnë përsëri të bërit biznes në Shqipëri dhe pikërisht këtu do të jetë roli ynë si sipërmarrës të jemi të vëmendshëm dhe në këtë fazë të dytë që të mos kthehemi mbrapa”, nënvizoi Muçostepa duke shtuar se ky proces duhet të shkojë vetëm përpara dhe nuk duhet të ketë limit, do të jetë i vazhdueshëm.

Bregasi: Derregullimi, shërbime me lehtësi më të mëdha për biznesin

Kryetari i shoqatës “Biznes Albania”,  Luan Bregasi në fjalën e tij tha se ” derregullimi nuk është një proces që bëhet shpejt , por ajo që ne kemi kuptuar shumë mirë që tani e tutje ne do të marrim shërbime me një lehtësi shumë më të madhe me më pak burokraci, me më pak korrupsion, do të rritet shpejtësia e bërjes së këtyre shërbimeve”.

“Procesi i derregullimit do të na krijojë mundësi ne sipërmarrësve që një pjesë e qytetarëve që e kanë parë punën në shtet si një mënyrë për të përfituar , tani e tutje do ta kuptojnë shumë mirë që nuk do ta kenë këtë mundësi, sepse derregullimi do t’i largojë hapësirat për korrupsion dhe për shërbime klienteliste e të veçanta”, nënvizoi Bregasi.

Sipas tij, sipërmarrësit presin që ky projekt të krijojë më shumë shanse dhe mundësi që njerëzit që kanë dëshirë të punojnë ti afrohen më shumë sektorit privat, jo të tentojnë vetëm sektorin publik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: