Bota

Sonda ”Mangalyaan” transmeton fotot e para nga Marsi

pamje-nga-marsiNjë sondë indiane, me kosto të lirë, transmetoi fotot e para nga Marsi duke treguar sipërfaqen e saj të çarë nga krateret, imazhe që do të riforcojnë krenarinë e Indisë, vendi i parë i Azisë që mbërriti dje në Planetin e Kuq.

Një prej fotove u postua sot në rrjetin social ”Facebook” nga agjencia hapësinore indiane (ISRO) që tregon sipërfaqen portokalli të Marsit ndarë nga gropa të zeza, një foto e marrë në 7 300 kilometra lartësi.

“Pamja është e bukur atje lart”, shkruan agjencia në rrjetin social ”Twitter”.

Disa foto janë bërë tashmë”, theksoi një zyrtar i ISRO-së, ndërkohë që një zëdhënës theksoi se sonda funksionoi mirë.
India është bërë vendi i parë në Azi që mbërriti dje në Mars me sondën ”Mangalyaan”, që hyri në orbitë pas një udhëtimi prej 10 muajsh.

Me një buxhet prej 74 milionë dollarë, misioni indian ka kushtuar sa një pjesë e sondës MAVEN nga Nasa vendosur me sukses në orbitën e Marsit  të dielën. Misioni amerikan ka kushtuar rreth 671 milionë dollarë.

Sonda indiane është e pajisur me radarë të destinuar për të matur praninë e metanit në atmosferën e Marsit, që do të konfirmonte hipotezën për një formë të jetës primitive në këtë planet.

Bëhet fjalë për një sukses të madh për Indinë përballë rivalit kinez. Misioni drejt Marsit ishte njoftuar nga qeveria indiane pas dështimit kinez në vitin 2011

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button