Home / Politika / Avramopulos në Tiranë: Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

Avramopulos në Tiranë: Droga dhe abuzimi me Shengen, Shqipëria firmos marrëveshjen me BE

Shqipëria nënshkroi sot me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen.
Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisioneri i Emigracionit, Dimitri Avramopulos.

“Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e prodhuesve të kanabisit. Shqipëria do të përfitojë nga projektet e BE-së gjatë zbatimit të kësaj marrëveshjeje”, deklaroi ministri Fatmir Xhafaj.

Nga ana e tij, Komisioneri Avramopulos tha se vendi ka bërë progres, por mbetet punë për të bërë sa i takon menaxhimit të emigracionit të parregullt.

“Shqipëria ka bërë progres dhe unë uroj që së shpejti të jetë pjesë e BE-së. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, historikisht dhe gjeografikisht”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.