Home / Politika / Europa bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Europa bën bashkë mazhorancën dhe opozitën

Kjo është mbledhja e 12 e këtij komiteti. Në dy mbledhjet paraardhëse, pra në atë të 11-të dhe 10-të nuk ka pasur konsensus dhe punimet e këtij Komiteti nuk kanë dalë me një deklaratë të përbashkët.

Gjatë punimeve të së hënës Monica Macovei, që drejton delegacionin e parlamentarëve europianë, u kërkoi politikanë në Tiranë që të lënë menjanë sherret dhe të dialogojnë.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën.

Pas kësaj thirrjeje, Taulant Balla që drejton delegacionin shqiptar përsëriti edhe njëherë ftesën drejtuar opozitës për një pakt kombëtar për Europën.

Për këtë, rezultatet e reformës në drejtësi mbeten thelbësore, shpjegoi ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, ndërsa shtoi se efektet e para po ndjehen.

“Ne kemi filluar të shikojmë produktet e para të ndryshimit të sistemit. Ne i shohim rezultatet e para të procesit të Vettingut edhe përpara seancave dëgjimore publike, me dorëheqjet e ditëve të fundit dhe ne do të vijojmë të kërkojmë rezultate”, u shpreh Vlahutin.

Në fjalën e saj, deputetja e PD, Jorida Tabaku, kërkoi edhe njëherë shpjegim se përse opozita nuk është përfshirë në takimin e fundit të Këshillit të Stabilizim Associimit. Por shqetësimi i saj dhe i deputetes tjetër të PD, Albana Vokshi ka qenë edhe emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ka qenë pjesë e delegacionit që duhet të merrte pjesë në këtë takim.

Ndërkohë, të martën fokusi ishte tek reforma zgjedhore dhe korrupsioni. Macovei kërkoi më shumë përpjekje në luftën ndaj këtij fenomeni, ndërsa Oerd Bylykbashi foli për rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe kërkesën e opozitës për votim elektronik.

Leave a Reply

%d bloggers like this: