Home / Politika / Rama: Askush nuk e merr dot peng reformën në arsim. Universiteti, problemin me veten

Rama: Askush nuk e merr dot peng reformën në arsim. Universiteti, problemin me veten

“Askush nuk e mer dot peng reformën, as me shfaqje as me firma e as me shqetësime sado legjitime që të jenë. Shqetësimet sado legjitime që të jenë kanë mundësinë të shprehen në rrugën e kësaj reforme, sepse problemi themelor që sot universiteti ka është me vetveten, nuk është as me qeverinë as me legjislacionin. Universiteti sot ka një sfidë të re që është një autonomi e zgjeruar, në letër, e zgjeruar. Debati që do të doja të bëja me universitetin, senatin, rektorin, dekanët, profesorët është ca duhet të bëjë qeveria më shumë për të garantuar këtë autonomi të zgjeruar, dhe jo si qeveria të hyjë të ndajë engjëjt nga djajtë të bëhet me disa kundër disave dhe histori të tilla që kanë të bëjnë me një të kaluar që mund të ketë shumë mendje në universitet po nuk ka lidhje as me mua e as me qeverinë”, tha Rama.

Kryeministri tha se universiteti i Tiranës është bishti i gjithë universiteteve në vend, sipas akreditimit të britanikëve.

“Universiteti i Tiranës nuk doli mirë nga akreditimi, dhe nuk e bënë as ekspertët e PS e as kushërinjtë e mij apo të Dhori Kules. Sfida është që në testimin tjetër çështjet e ngritura të jenë adresuar. Jeni bishti i gjithë universiteteve të Republikës së Shqipërisë, sipas britanikëve, kushërinj këtu britanikë nuk ka, ndaj i morëm nga Italia që të mos dilnim kushërinj. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore dhe besoj nëse flasim për përgjegjësi hajde ta ndajmë, por secili në pozicionin e vet”, tha Rama.

Për kryeministrin vonesa e pagave të pedagogëve erdhi si pasojë e një debati mes ministrisë së Arsimi dhe asaj të Financave për trashëgimin e grantit të pakushtëzuar.

“Vonesa e pagave është një shembull shumë i qartë i faktit që reforma është sfidë edhe për ne që e kemi udhëhequr dhe e kemi kthyer në legjislacion. Sepse na ka vonuar ne vetë si qeveri një debat midis ministrisë së Arsimit dhe të Financave, për çfarë? Për trashëgiminë e grantit të pakushtëzuar. MASR në këndvështrimin tim me të drejtë këmbëngul që granti i pakushtëzuar trashëgohet automatikisht dhe administrohet nga vetë universiteti, ministria e Financave këmbëngul që ‘po, të trashëgohet” po çdo vit duhet një aprovim i Ministrisë së Financave për trashëgueshmërinë”, thotë Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: