Home / roze / Ngacmimet seksuale, artistet dalin në mbrojtje të Weinstein

Ngacmimet seksuale, artistet dalin në mbrojtje të Weinstein

Në deklaratat e saj aktorja amerikane ka theksuar: “Weinstein nuk ishte fizikisht i dhunshëm në marrëdhëniet tona profesionale dhe se akuzat ndaj tij janë një akt patetik”.

Streep është e vetmja aktore, deklatatat e së cilës bien ndesh me ato të kolegeve të saj si: Louisette GEISS, Katherine Kendall, Zoe Brock, Sarah Ann Thomas, Melissa Sagemiller dhe Nannette Klatt, të cilat kanë ngritur akuza ndaj regjizorit.

Por jo vetëm deklaratat e Maryl Streep, por edhe të Jennifer Lawrence, do të përdoren nga avokatët e regjizorit si prova në gjyq.

Por, duket se Streep nuk është dakort që deklaratat e saj të përdoren si prova në favor të regjizorit: “Përdorimi i deklaratave të mia si dëshmi se ai nuk ka abuzuar me gratë e tjera, është shfrytëzuese”.

Ndërsa përsa i përket Lawrence, ajo gjatë një interviste me Oprah Winfrey tha se u takua me Weinstein kur ishte vetëm 20 vjeçe dhe se ai kishte qenë i sjellshëm me të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: