Home / Politika / Ambasadorja greke në zyrën e Presidentit Meta

Ambasadorja greke në zyrën e Presidentit Meta

Ambasadorja e Greqisë Eleni Surani i shkoi në zyrë presidentit të Republikës Ilir Meta. Presidenca u rezervua në dhënien e detajeve për vizitën e diplomates greke.
Gjithsesi e motivon një takim të tillë, vizita e pritshme e kryeministrit grek në prill, si dhe konteskti i përpjekeve për marrëveshje disaplanëshe Shqipëri-Greqi, ku çështja më e debatuar është ajo për ndarjen e kufirit detar. Ministria e Jashtme i ka kërkuar prej ditësh presidentit autorizim për lëshimin e plotfuqisë për negociimin e një pakti të ri detar me Greqinë, por nga ana e tij Meta është në pritje të sqarimeve të dyta nga dikasteri që drejton Ditmir Bushati.

Ndër të tjera Meta pret objekt të qartë të marrëveshjes, një studim të brendshëm ligjor-teknik, harta dhe materiale të tjera mbështetëse. Si presidenca edhe qeveria premtojnë se gjithçka po bëhet në emër të respektimit të Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.