Home / Kosova / Veseli: Demarkacioni kalon, është çështje ditësh

Veseli: Demarkacioni kalon, është çështje ditësh

 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se këtë javë do të jenë dy seanca plenare.

Kadri Veseli, ka thënë se të mërkurën dhe të enjten janë dy seanca plenare, ku njëra prej tyre është e jashtëzakonshme.

“Gjatë javës i kemi dy seanca plenare, ndërsa njëra prej saj është e jashtëzakonshme”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

Kryeparlamentari, ka thënë se vazhdimisht do të ketë mbledhje kryesie pasi që shumë pika kanë mbetur prapa e po ashtu do të ketë edhe seanca të reja.

Veseli ka thënë se janë ende në diskutime me partitë politike që të gjendet një zgjidhje për seancën e Demarkacionit, shkruan GazetaExpress.

“Kemi pas një mosmarrëveshje të vogël mirëpo jemi në diskutim e sipër që të gjendet zgjidhja e përbashkët dhe të përfundojë çështja e Demarkacionit. Edhe seanca për Demarkacion do të jetë gjatë kësaj jave”, ka thënë kryetari i Kuvendit.

Sipas Veselit, shumë shpejt kjo marrëveshje merr fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.