Home / Bota / Lavrov i përgjigjet ultimatumit britanik: Na jepni qasje te provat!

Lavrov i përgjigjet ultimatumit britanik: Na jepni qasje te provat!

“Sapo dolën thashethemet e ushqyera nga udhëheqësit britanikë mbi faktin se një substancë e prodhuar në Rusi është përdorur në helmimin e Skripalit, ne kërkuam menjëherë qasje në mostrat e kësaj substance, në mënyrë që ekspertët tanë të mund t’i analizojnë ato në përputhje me Konventën e Parandalimit të Armëve Kimike”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Kryediplomati rus theksoi gjithashtu se detyrimet e Britanisë nga kjo Konventë nënkuptojnë se, nëse ka dyshime se një substancë helmuese e ndaluar nga konventa është përdorur, atëherë shteti i dyshuar si prodhues i saj duhet kontaktuar, duke qenë se ky shtet ka të drejtën për të pasur qasje te mostrat e substancës dhe për t’i analizuar ato përmes ekspertëve të vet.

Gjithsesi, Moskës nuk i është dorëzuar ende asnjë kërkesë e tillë nga Londra, sipas diplomatit rus. Lavrov nënvizoi se Moska ka kërkuar qasje në të gjitha faktet dhe dokumentet lidhur me hetimin  mbi këtë ngjarje, duke qenë se njëri prej viktimave, konkretisht Yulia Skripal, është shtetase ruse. Por, ai thotë se kërkesa e Kremlinit është refuzuar nga Britania.

Leave a Reply

%d bloggers like this: