Politika

Progres i qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve të integrimit

Progresi i qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe ecuria e procesit të Vettingut ishin në fokus të një takimi që zhvilloi të martën në Bruksel, Kryeministri Edi Rama me Komisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama shpërndau pamje të këtij takimi që zhvillohet në vigjilje të Raportit të Komisionit Europian të 17 prillit, ku Shqipëria pret rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Kryeministri bën të ditur detaje nga ky takim, ku ndër të tjera u diskutua edhe për procesin e Vettingut, që sipas tij, këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit.

“Një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut, që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”, shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button