Home / Kosova / Gazi lotsjellës në Kuvend, shkruajnë medie të fuqishme botërore

Gazi lotsjellës në Kuvend, shkruajnë medie të fuqishme botërore

 

Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend është kthyer sërish në ballinat e medieve botërore. The Independent, Washington Post, Bussines Insider në Australi, mediet rajonale, po raportojnë se Kuvendi i Kosovës është mbuluar nga gazi lotsjellës.

“Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur tri boca me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pak para se të hidhej në votim Marrëveshja e Demarkacionit, duke bërë që të gjithë deputetët të lëshojnë sallën”, shkruan The Independent, transmeton Gazeta Express.

Votimi i Marrëveshjes së kufirit në Kosovë u ndal nga gazi lotsjellës, është titulli i Washington Post, gjersa shpjegon se deputetët e Vetëvendosjes kanë zgjedhur hedhjen e gazit për të mos lënë deputetët të votojnë.

Business Insider ka cituar raportimin e agjencisë së lajmeve Reuters nga Prishtina, ku tregojnë ndodhitë e ditës së sotme në Kuvend.

Pa e përcjellë çka po ndodh në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë lënë mediet malaziase, që po ndjekin me kërshëri çfarë po vendosin deputetët kosovarë në lidhje me kufirin me Malin e Zi.

“Një sesion i jashtëzakonshëm i Kuvendit të Kosovës, në të cilin duhet të votohet drafti i Demarkacionit me Malin e Zi, është ndërprerë për shkak të gazit lotsjellës që u hodh në sallë”, ka shkruar Vijesti.me.

“Pritet që sesioni të rifillojë kur tymi të largohet nga salla. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha para fillimit të seancës së jashtëzakonshme që pret që marrëveshja të miratohet sot”, shkruan më tej ky medium.

Leave a Reply

%d bloggers like this: