Home / Kosova / Serbët bllokojnë rrugët në veri, policët dhe doganierët s’mund të shkojnë në punë

Serbët bllokojnë rrugët në veri, policët dhe doganierët s’mund të shkojnë në punë

 

Policët dhe doganierët të cilët sot kanë qenë dashur të shkojnë në punë në kufi në veri të Kosovës, nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Kjo për shkak të bllokadës në fshatin Rudare të Zveçanit, të cilën serbët e kanë vendosur që nga mbrëmë, raporton KP.

Vendosja e barrikadave ka ndodhur për shkak të arrestimit të djeshëm të shefit të Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Metoda të tilla të bllokimit të rrugëve nga ana e serbëve janë të njohura gjatë periudhave të mëhershme, derisa në atë kohë policët dhe doganierët janë dërguar në punë nga KFOR-i.

Leave a Reply

%d bloggers like this: