Home / roze / Shëndeti largon Malcolm Young nga AC/DC

Shëndeti largon Malcolm Young nga AC/DC

angus-malcolmBanda e muzikës rock, AC/DC njoftoi se themeluesi Malcolm Young nuk do të jetë pjesë e bandës për albumin e ri.

Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të bandës thuhet se “për shkak të natyrës dhe gjendjes shëndetësore të tij”, albumi “Rock or Bust” do të jetë i pari album në historinë 41-vjeçare të AC/DC ku Malcolm Young nuk do të jetë pjesë.

Në mesazh thuhet se albumi do të dalë në shitje më 2 dhjetor, ndërkohë që njoftuan se vitin e ardhshëm do të nisin një tur botëror koncertesh për të promovuar këtë album, ku Malcolm do të zëvendësohet në kitarë nga Stevie Young, nip i tij dhe i Angus, vëllait tjetër të bandës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: