Kosova

Haradinaj: Shkarkova shefin e AKI’së dhe Ministrin e Brendshëm pasi fshehtas dëbuan gulenistët

 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kumtuar zyrtarisht shkarkimin nga detyra të shefit të AKI’së Driton Gashi dhe Ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të fshehtë të gjashtë shtetasve turk që iu dorëzuan Inteligjencës turke, pasi dyshoheshin se janë përkrahës të Fetullah Gulenit.

“Në bazë të kompetencave kushtetuese, si Kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Driton Gashi dhe Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj”, thuhet në kumtesën e Kryeministrisë.

“Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e Kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij!”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button