Home / Politika / Protesta në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Dëmi miliona euro, dhuna e nxitur

Protesta në Rrugën e Kombit, Gjiknuri: Dëmi miliona euro, dhuna e nxitur

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme shprehu keqardhje për dhunën e ditës së shtunë gjatë protestës për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa tha se dëmi shkon në disa miliona euro.
“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për riveshjen e asfaltin duhen 11 milionë euro. Aty nuk ishte gjuha e popullit, por një dhunë e motivuar politikisht”, tha ministri.

Më tej, Gjiknuri theksoi se koncesioni nuk është ndonjë gjë e re, pasi është dhënë që në vitin 2016. “Mirëmbajtja dhe kostot që e shoqërojnë një koncept i panjohur në Shqipëri. Përdorimi i tarifës është parashikuar që në kohën e qeverisë “Berisha”. Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milionë euro për km”, tha ministri Gjiknuri.

Gjiknuri theksoi se rruga ende nuk ka përfunduar, ndërsa kërkon investim për mirëmbajtje. “Taksa e qarkullimit nuk mjafton për ta mirëmbajtur. Është një aset i kushtueshëm”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: