Home / Bota / Londër, festohet 200-vjetori i lindjes së Karl Marksit

Londër, festohet 200-vjetori i lindjes së Karl Marksit

5 maji i këtij viti shënon 200-vjetorin e lindjes së Karl Marksit. Më 1 maj, në Londër të Britanisë së Madhe, atdheu i dytë i Marksit, “Biblioteka në Përkujtim të Marksit” organizoi veprimtari në nder të këtij njeriu të madh që la gjurmë në histori me idetë e çmuara që ia trashëgoi njerëzmit.

Biblioteka në Përkujtim të Marksit ka një histori mbi 8 dekada. Përgjegjësja e kësaj biblioteke Meirian Jump që punon atje prej 3 vjetësh u shpreh se kur u hap kjo bibliotekë kishte emrin “Biblioteka e Përkujtimit të Marksit dhe shkolla e punëtorëve”, duke përcaktoi misionin e dyfishtë të saj si bibliotekë “përkujtimi dhe arsimi”.

“Që nga hapja, kjo bibliotekë i është përkushtuar përhapjes së ideologjisë marksiste, popullarizimiit të historisë së lëvizjes punëtoredhe idesë së socializmit në Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera të botës. Në këtë bibliotekë, ka afro 60 mijë libra dhe revista me përmbajtjen mbi Marksizmin, lëvizjet paqësore, Luftën e Spanjës, Revolucionin rus të Tetorit etj.”

Znj. Jump tha se me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Marksit, biblioteka ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore në sloganin “Marks 200”. “Dita e Veçantë e Hapjes” më 1 maj është pjesë e rëndësishme përbërëse e këtyre aktivitetesh përkujtimore.

Meirian Jump shtoi se në bibliotekën ku ajo punon ka dy punonjës, një me kohë të plotë që është vetë ajo dhe një bibliotekar me kohë të pjesshme. Në këtë bibliotekë punojnë gjithashtu rreth 30 vullnetarë. Kjo bibliotekë nuk i siguron fondet nga qeveria, por nga donacionet e përkrahësve dhe shoqatave të ndryshme. Vullnetarët përfshijnë studentë, profesorë dhe historianë që japin leksione pa pagesë.

Sipas znj. Jump, vitet e fundit po rritet numri i britanikëve, sidomos të rinjtë dhe studentët që kanë shfaqur interes për Marksizmin. Në muajt e fundit, u shtua dukshëm numri i vizitorëve në këtë bibliotekë për lexim, kërkimin e të dhënave dhe dëgjimin e leksioneve.

Meirian Jump shtoi se në maj, kjo bibliotekë do të organizojë Konferencën Botërore Përkujtimore të Marksit në Universitetin e Londrës për Studime Aziatike dhe Afrikane, ku do të ftohen studiues të Marksizmit nga vende të ndryshme të botës. Fokusi i kësaj konference do të jenë: kontributi i Marksizmit për ekonominë politike dhe rëndësia e ideologjisë marksiste në kohët e sotme; filozofia e Marksizmit dhe zhvillimet e njerëzimit dhe Marksizmi si forcë për ndryshimin e botës në shekullin e 21-të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: