Home / roze / Familja Clinton me një anëtar të ri

Familja Clinton me një anëtar të ri

chelseaIsh-familja presidenciale Clinton nga sot është shtuar me anëtaren më të re. Vajza e Hillary dhe Bill Clinton, Chelsea lindi vajzë.

“Marc (bashkëshorti) dhe unë jemi të mbushur me dashuri, falenderim dhe lumturi me rastin e lindjes së vajzës tonë Charlotte Clinton Mezvinsky”, njoftoi në Twitter vetë Chelsea.

34-vjeçarja u martua me Marc Mezvinsky në vitin 2010 dhe njoftoi shtatzëninë në prill të këtij viti.

Fëmija në familjen Clinton mbërrin në një moment kur gjyshja e saj, Hillary po konsideron mundësinë për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës. Ajo është emri më i përfolur dhe i mbështetur në radhët e demokratëve për të qenë kandidate dhe thotë se do të dalë me një vendim përfundimtar për të pranuar apo refuzuar kandidaturën në fillim të vitit të ardhshëm.

Bill Clinton drejtoi Amerikën si presidenti i 43-të i saj për dy mandate, nga 1993 deri në 2001 dhe dha një kontribut të madhe në ndalimin e masakrave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: