Home / Politika / Turi i llogaridhënies ndalet në Velipojë, qeveria në shërbim të qytetarëve

Turi i llogaridhënies ndalet në Velipojë, qeveria në shërbim të qytetarëve

Nis në Velipojë Turi i Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputët e qarkut u ndalën në Njësinë Administrative Velipojë, në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.

Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Bushati u ndal gjithashtu te rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.

Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për të ndaluar derdhjen e ujrave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde.

Klosi theksoi se reduktimi i TVSH-së për hotelerinë, është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.

Nga banorët u ngritën shqetësime përsa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim, për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.