Politika

Halimi: Ndryshimet në statut, risi për PD

halimi-statutiDeputeti i PD, Eduard Halimi, ka komentuar gjatë së dielës, ndërkohë që zhvillohej dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, se ndryshimet në statut, të cilat – sic tha ai – kanë marrë miratimin në unanimitet nga të gjithë delegatët demokratë, do të sjellin shumë risi në funksionimin e kësaj force politike, që do të garantojnë suksesin në jetën parlamentare dhe jashtë saj.

“Ndryshimet në statut, që u miratuan në unanimitet nga i gjithë kongresi i demokratëve sjellin shumë risi në mënyrën e funksionimit të PD si celës kryesor i suksesit të një force politike. Risi të rëndësishme mbi pushtetin e votës, duke përshtatur nga ana tjetër edhe gjithcka me drejtimin dhe vizionin e ri të kryesisë së re tashmë nën kreun e Lulzim Basha. Tashmë kemi përshtatur modelin e statutit me partitë simotra të Europës, duke zgjeruar vendimmarrjen e atyre që zgjedhin, duke zgjedhur këshillin kombëtar me më shumë delegatë, duke zgjeruar numrin e kryesisë së PD, e duke rritur përgjegjshmërinë e personave të zgjedhur ndaj popullit që i ka zgjedhur”.

“Kurrë ndonjëherë në PD nuk ka pasur një kuotë të re për rininë, jo vetëm për pjesëmarrje, por tashmë merr përgjegjësi në vendimmarrjen e këshillit kombëtar të PD, duke pasur më shumë përqindje përfaqësimi se sa në të kaluarën, ashtu sic është edhe përqindja e pjesëmarrjes së grave në poste dhe përgjegjësi. Statuti i PD ka të njëjtat parime të filozofisë dhe të shkruara si në statutin e mëparshëm, duke pasur një traditë të njohur me zotin Sali Berisha, ndaj dhe nuk është prekur aspak çështja e kryetarit”.

“Mesazhet e dhëna nga kryetari Basha janë të tjera, ku ndihen të gjithë pjesëmarrës në kuvendin e PD, të cilat janë transmetuar vazhdimisht gjatë gjithë këtij viti në cdo takim, dhe të gjithë ata që kanë pasur poste drejtuese dhe që janë marrë me drejtimin e fushatave, kanë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve, përfshi edhe mua. Më vjen mirë që janë mirëpritur nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Krijimi i strukturave të reja të PD do të sjellin gjithashtu edhe axhendën e re të PD për muajt në vijim, energjike në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore, në mbrojtje të demokracisë dhe të gjithçkaje që ka të bëjë si me jetën parlamentare, edhe atë jashtë saj”, u shpreh deputeti Eduard Halimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button