Home / Kosova / Taksa e ‘Rrugës së Kombit’, acarime mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare

Taksa e ‘Rrugës së Kombit’, acarime mes qeverisë kosovare dhe asaj shqiptare

Në fund të kësaj jave, Qeveria e Shqipërisë pritet të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në “Rrugën e Kombit”, e cila do të paraqesë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.

Por, tarifa e lartë e saj vazhdon të paraqesë shqetësim në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një prononcim për “Indeksonline” u shpreh se nuk ka pasur ndonjë takim të veçantë për këtë çështje, thjesht është diskutuar shkurtimisht në lidhje me të gjatë Samitit të Sofjes.

Aty ishte i pranishëm edhe ministri Gjiknuri, – thotë Lekaj, – me të cilin “biseduam vetëm për pak sekonda, por mjaftueshëm sa për t’i shfaqur mospajtimin me çmimin fillestar të vendosur nga shteti shqiptar për Rrugën e Kombit”.

Zyrtari i lartë kosovar i mëshon idesë se tarifat e propozuara fillimisht janë më të lartat në Europë dhe nuk përkojnë me gjendjen ekonomike të familjeve dhe të bizneseve në të dyja vendet.

“E kemi thënë që në fillim se, për këtë çështje duhej të ishim konsultuar, – shton Leka, – se përveçse fqinje, jemi edhe vende me popullatë të njëjtë, e rrjedhimisht me ndjenja të njëjta”.

Sipas mediave, formula e re e gjetur prej qeverisë, pas bisedimeve si me koncesionarin, ashtu dhe me banorët e zonës, parashikon një pagesë prej 100 lekësh për këta të fundit. Zyrtarisht, ajo do të prezantohet javën e ardhshme.

Tarifa e kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill, në masën 5 euro për një kalim, ose 10 euro vajtje-ardhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.