Home / Bota / G7-a, një takim jozyrtar i fuqive të mëdha, në një klimë të tendosur

G7-a, një takim jozyrtar i fuqive të mëdha, në një klimë të tendosur

G7-a u mblodh të premten dhe të shtunën në samitin e Kanadasë në një klimë të tendosur. Ky është një grup jozyrtar i fuqive të mëdha i themeluar në vitin 1975, fillimisht për të diskutuar rreth ekonomisë, më pas rreth temave të tjera si paqja, mjedisi apo terrorizmi.

Atmosfera mes shteteve anëtare është shpesh e tendosur me afrimin e samitit vjetor, i organizuar në shtetin që mban presidencën e radhës. Por deri më tani takimet janë mbyllur gjithmonë me një deklaratë të përbashkët.

Këtë vit takimi nisi në sfondin e tensioneve për shkak të tarifave të reja doganore të vendosura nga Donald Trump.

Presidenti amerikan kërkoi gjithashtu rikthimin e Rusisë, anëtar i grupit mes viteve 1998 dhe 2014 që më pas u përjashtua për shkak të aneksimit të Krimesë. Por Uashingtoni hoqi dorë nga kjo ide pas “kundërshtimit” të Bashkimit Europian.

-Ekonomia e para-

Takimi i parë u mbajt në Rambuje në Francë në vitin 1975, pas krizës së parë të naftës.

Gjashtë shtete (Francë, Britani e Madhe, Gjermani, Itali, Japoni dhe SHBA) morën pjesë në G6-ën e parë ku iu bashkua në vitin 1976 Kanadaja, duke u bërë pjesë në këtë mënyrë e “G7”.

Iniciativa erdhi nga presidenti francez, Valéry Giscard i Estaing me propozimin për të shpalosur në nivel udhëheqësish idetë për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në mënyrë të njëjtë me shembullin e ministrave të Financave.

-Një klub i kontestuar-

Duke filluar nga viti 1999, në një periudhë krizash të vazhdueshme financiare, G8 po konsiderohej vetëm si një “klub i të pasurve”.

Fuqitë e mëdha u mblodhën në atë periudhë me shtetet në zhvillim në një konfigurim të ri “G20” në përpjekje për të zgjidhur apo shmangur krizat.

Në vitin 2001 samiti i Gjenovës në Itali u shënua nga protesta të dhunshme të aktivistëve kundër globalizmit ku mbeti i vdekur një person. Protestuesit kundërshtuan vlefshmërinë dhe legjitimitetin e G8 dhe kërkuan anulimin e borxhit ndaj shteteve të varfra.

Samitet e tjera vijuan më pas me manifestime, nën masa të larta sigurie.

-Putin dhe Trump-

Në vitin 2014, Rusia e Vladimir Putin u pezullua nga G8 pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe u vendosën sanksione ndaj Moskës. Samiti i G8 ishte parashikuar të mbahej këtë vit në Rusi por u anulua, dhe G8 u shndërrua në G7.

Në vitin 2017, çështja e klimës çoi në krisje të unitetit të G7 gjatë samitit të parë me Donald Trump në Siçili. Disa ditë më vonë presidenti amerikan vendosi të largohej nga marrëveshja e Parisit për klimën

Leave a Reply

%d bloggers like this: