Home / Politika / Rama: Platforma e bashkëqeverisjes, mekanizmi që fuqizon qytetarët

Rama: Platforma e bashkëqeverisjes, mekanizmi që fuqizon qytetarët

Platforma “shqiperiaqeduam.al” është mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohe reale në mbështetje të tyre”.

Në vijim të turit të llogaridhënies publike, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me banorë të Lushnjes.

Bashkëqeverisja me qytetarët, sipas Kryeministrit, është një zotim i votëbesuar nga shumica dhe një sfidë e madhe për ta kthyer në çdo hap, në një koalicion real qeverisës të partisë Socialiste me njerëzit e zakonshëm për Shqipërinë që duam.

Kryeministri theksoi se “turi i llogaridhënies publike synon të krijojë një urë të drejtpërdrejtë komunikimi  me qytetarët”.

“Ne duam të shpjegojmë çfarë kemi bërë, pa ndërmjetësimin e medieve që rëndom i përvjellin gjërat të deformuara, dhe duam të dëgjojmë nga njerëzit se çfarë nuk shkon dhe çfarë mund të bëjmë më mirë”, tha Rama.

Duke u ndalur te arritjet e qeverisë, Kryeministri u shpreh se “nëse kthejmë kokën pas gjërat që janë bërë janë shumë, por nëse shikojmë para gjërat që duhen bërë janë edhe më shumë”.

Ndërkohë koncepti i bashkëqeverisjes me njerëzit, sipas tij, synon të mundësojë një ndryshim themelor të mënyrës se si u shërbehet njerëzve në zyrat e shtetit ku ka akoma shumë pengesa, zvarritje të pajustifikuara dhe shumë arsye që njerëzit të mos ndihen të kënaqur”.

“Kemi ndërtuar një platformë dixhitale që mund ta përdorin të gjithë. Të gjithë e kanë qeverinë në xhep, mjafton të hapin aplikacionin dhe të adresojnë problemin që kanë me një zyrë të shtetit dhe menjëherë vënë në lëvizje ministrin përkatës”, tha Rama.

Ai theksoi se “deri tani kanë kaluar 10 mijë raste ankesash të adresuara në platformë, ku pjesa që lidhet drejtpërdrejt me administratën merr adresimin e menjëhershëm”.

“Në këtë mënyrë, ne do të krijojmë një sistem së bashku ku zyrat e shtetit, që i shërbejnë qytetarëve të jenë në një presion të dyfishtë dhe ku çdo qytetar të jetë një kërcënim për vendin e punës. Pasi ne zgjidhim problemin, shkojmë te kush e ka përgjegjësinë. Janë mbi 150 raste punonjësish që janë çuar për ndjekje penale apo kanë marrë paralajmërime”, tha Rama.

Leave a Reply

%d bloggers like this: