Home / Kosova / Federata Turke e Futbollit, ngushëllime Federatës së Futbollit të Kosovës

Federata Turke e Futbollit, ngushëllime Federatës së Futbollit të Kosovës

Federata Turke e Futbollit përmes një kumtese ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.

Federata e Turqisë i shpreh ngushëllime sportit kosovar për vdekjen e Vokrrit

Federata Turke e Futbollit përmes një kumtese ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së kreut të FFK-së, Fadil Vokrri.

“Legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në moshë 57 vjeçare”.

“Si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, një prej emrave legjendarë të futbollit të Kosovës, e ka anëtarësuar vendin në FIFA dhe UEFA”.

“Gjatë presidencës së tij, Federata e Futbollit të Turqisë ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me Fadil Vokrrin, bashkëpunim që është vendosur edhe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, duke realizuar një sërë projektesh përmes një bashkëpunimi të afërt”.

“Me rastin e vdekjes së Vokrrit, ne i shprehim ngushëllimet tona familjes, dashamirësve, Kosovës dhe botës së futbollit”, shkruan mes tjerash në ngushëllimin e Federatës Turke të Futbollit.

Fadil Vokrri gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Fenerbahces.

Leave a Reply

Your email address will not be published.