Home / Bota / Itali, ambasadori francez thirret në Ministrinë e Jashtme

Itali, ambasadori francez thirret në Ministrinë e Jashtme

Ambasadori i Francës në Romë, Christian Masset, është thirrur në Ministrinë e Jashtme të Italisë për shkak të kritikave që bëri Franca në lidhje me anijen e një organizate joqeveritare Aquarius e cila transportonte 629 emigrantë dhe e cila nuk u lejua nga Italia që të hynte në port.

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Italisë thuhet se, “Pas deklaratave të bëra dje në Paris në lidhje me çështjen Aquarius, ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi, këtë mëngjes ka thirrur në MPJ ambasadorin francez në Romë, Christian Masset”.

Franca ka kritikuar Italinë e cila nuk lejoi hyrjen e anijes me 629 emigrantë që u shpëtuan këtë fundjavë, ku presidenti francez Emmanuel Macron, këtë veprim të Italisë e kishte përcaktuar si “shembull qesharak dhe të papërgjegjshëm”. Po ashtu edhe partia e Macron, Marshi Republikan ka bërë kritika lidhur me politikën e Italisë për migracionin.

Pas kësaj dje Zyra e Kryeministrit të Italisë iu përgjigj Francës.

“Deklaratat e bëra nga Franca për çështjen e Aquarius janë të habitshme dhe një shenjë e një mungese serioze të informacionit që lidhet me atë që po ndodh vërtet. Është e papranueshme që Italia të marrë leksione nga vendet që gjithmonë kanë preferuar të kthejnë shpinën në çështjet e migrimit”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: