Home / Politika / Gjiknuri në SHBA, takon Pompeo: Gjeta mbështetje për çka po bën Shqipëria

Gjiknuri në SHBA, takon Pompeo: Gjeta mbështetje për çka po bën Shqipëria

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri në kuadër të vizitës që po kryen SHBA ka takuar Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe Sekretarin për Energjinë Rick Perry.
Bëhet e ditur se gjatë këtyre takimeve është biseduar për projektet strategjike që lidhen me sigurinë energjetike evropianë dhe rolin që ka Shqipëria në këto procese.

“Gjeta mbështetjen e zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Trump për atë çka po bën Shqipëria në lidhje me ecurinë e Korridorit Jugor të Gazit, si vendi që ka kontribuar më shumë në ecurinë e këtij projekti madhor për Evropën dhe sigurinë energjetike globale”, është shprehur ministri Gjiknuri.

Në Uashington Gjiknuri u takua edhe me zëvendës nënsekretarin e shtetit për stabilizimin e konflikteve Peter Maroço.

“Pata mundësinë të takohem me një tjetër mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti në rajon. Një vëmendje e veçantë u tregua edhe për sigurinë energjetike dhe projektet e ndërlidhjes energjetike si instrument i zhvillimit ekonomik. U vlerësua roli i qeverisë shqiptare për politikat e ndërmarra në rajon dhe si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit”, thekson ministri Gjiknuri pas takimit me Maroço.

Leave a Reply

%d bloggers like this: