Home / Politika / Vokshi: Meta të mos dekretojë ligjin për teatrin. Do ngrihen kulla

Vokshi: Meta të mos dekretojë ligjin për teatrin. Do ngrihen kulla

“Iu bëj thirrje autoriteteve më të larta për të mos lejuar miratimin e një ligji mafioz që është një akt kriminal antikushtetues. Sikurse ju e keni tashmë të qartë Edi Ramës nuk i intereson arti dhe kultura. Atij i intereson që të shembë teatrin, pavarësisht se cilësohet trashëgimi kulturore, për të ngritur në këtë territor ,me një akt antiligjor, 6 kulla nga kompania “Fusha”. Tre prej kullave do të ngrihen brenda territorit të teatrit”, tha Vokshi.

Sipas deputetes së PD, kryeministri Rama “do të fitojë 205 milionë euro me një puç kushtetues”.

“Jam këtu për t’i bërë thirrje deputetëve të PD dhe PS për të firmosur peticionin, pasi kjo është një çështje që i takon të gjithë Shqipërisë. Të bëhemi bashkë për ta mbrojtur Tiranën që të mos kullëzohet më tej me para të drogës dhe korrupsionit. Të gjithë qytetarët të bashkohen me rezistencën e artistëve, shoqërisë civile dhe arkitektëve, për t’i thënë ndal një kryeministri barbar që do të “mbjelli” kulla për të pastruar paratë e drogës”, theksoi Vokshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.