Home / Politika / Deputeti i PD-së vë alarmin: Qeveria po përgatit goditjen fatale për sistemin shëndetësor

Deputeti i PD-së vë alarmin: Qeveria po përgatit goditjen fatale për sistemin shëndetësor

Deputeti demokrat Tritan Shehu shprehet se Këshilli i Ministrave do të kaloje një Projekt-Vendim për krijimin e “Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor”.

Sipas tij, kjo është një “goditje fatale për Sistemin Shëndetësor me reperkusione të thella organizative, funksionale, financiare edhe korruptive”. Në një shënim në Facebook, Shehu argumenton: Ky eshte ne vazhdim te nje Plan Veprimi te Ministrise se Shendetsise e Mbrojtjes Sociale, te pregatitur ne fshehtesi nga nje “NGO” e qe duhet implementuar deri qershor 2019.

Cdo gje po behet jashte cdo transparence, konsulte me specialistet, qofte dhe me institucionet nderkombetare te sektorit.

Krijimi i ketij operatori, qe do te administroje mbi 300 M $ mbyll cdo mundesi per decentralizimin e sistemit tone shendetesor.

Nuk mund te kete keshtu asnje hap perpara drejt ”spitalit ndermarje”, te cilet futen nen nje centralizem ekstrem.

Kujdesi paresor centralizohet me tej e i mbyllet cdo hapesire per te ecur drejt “profesionistit te lire”.

Zhduket cdo mundesi per perfshirjen e pushtetit vendor ne zhvillimet rajonale te shendetesise.

Roli i Fondit dhe i gjithe sistemit sigurativ ngel vetem teorik ne mbledhjen e 3,4 %, duke e futur ate ne regres te plote.

Nuk hapet asnje perspektive integruese ne sistem, te privatit.

Ne fakt edhe roli i vete Ministrise se Shendetesise zbehet shume, duke u krijuar mbivendosje e konfuzion kompetencash.

Cdo gje do te vendoset, fondet do te perdoren, PPP do te lulezojne nen vendimet e nje te deleguari te Rilindjes.

Ne fakt ky plan veprimi dhe ky projekt VKM bijen ndesh dhe me vete strategjine afat gjate te kesaj Ministrie.

Leave a Reply

%d bloggers like this: