Home / Bota / “Trekëndëshi i hekurt” i Shtëpisë së Bardhë që kërkon luftën tregtare

“Trekëndëshi i hekurt” i Shtëpisë së Bardhë që kërkon luftën tregtare

Sot hyri në fuqi vendimi i Shteteve të Bashkuara për të vendosur tarifa ndaj importeve kineze me vlerë 34 miliardë dollarë. Kina e ka pritur një gjë të tillë dhe do të marrë në mënyrë të pashmangshme kundërmasa “sasiore dhe cilësore” ndaj tarifave të ShBA-së.

Meqë kjo është një luftë, të dyja palët do të paguajnë në mënyrë të pashmangshme çmimin e saj. Prandaj Kina nuk dëshiron luftën tregtare dhe “nuk do të qëllojë të shtënën e parë”, sepse kinezët e dinë: nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe nëse shpëthehet një lufte e tillë, humbësit më të mëdhenj do të jenë pa dyshim popujt e të dy vendeve dhe e gjithë bota.

Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara, tre njerëz nuk mendojnë kështu. Sepse, për ta, ruajtja e hegjemonisë absolute të Shteteve të Bashkuara dhe arritja e superpushtetit personal dhe e përfitimeve personale ka shumë më tepër rëndësi se kundërshtimi i bizneseve dhe i qytetarëve amerikanë dhe se mirëqenia e popujve të mbarë botës.

Ata janë Donald Trump, Robert Lighthizer dhe Peter Navarro, “trekëndëshi i hekurt” që përbën Shtëpinë e Bardhë. Ata po i përdorin tarifat si një mjet për të provokuar luftë ndaj të gjithë atyre partnerëve tregtarë për të cilët ata mendojnë se “po përfitojnë nga Shtetet e Bashkuara”. Kina është bërë objektivi i tyre kryesor.

Kjo nuk është për t’u habitur. Për sa i përket Trump-it, ai vjen nga komuniteti i biznesit. Për të fituar sa më shumë vota, ai frymëzoi nacionalizmin gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke i hedhur shigjetat e tij sidomos kundër Kinës. Sipas Trump-it, Kina ka vjedhur vendet e punës të amerikanëve, kurse ai do t’i ndihmonte amerikanët t’i merrnin ato përsëri. Pasi hyri në Shtëpinë e Bardhë, ai e forcoi këtë qëndrim, sidomos për të konsoliduar pozitat e Partisë Republike në zgjedhjet e mesit të mandatit, që do të mbahen në nëntor. Prandaj, të gjitha politikat e brendshme dhe të jashtme të së kaluarës duhet t’i nënshtrohen atij, në vend që ai të ndjekë këto politika. Në këtë mënyrë, Kina natyrisht do të bëhet fushëbeteja kryesore e premtimeve të Trump-it dhe ai do të shfrytëzojë aftësitë e tij prej biznesmeni dhe “artin e ujdisë”, “për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”.

(Robert Lighthizer)

Si një mbështetës i fortë i nacionalizmit dhe i proteksionizmit, “trekëndëshi i hekurt” i Shtëpisë së Bardhë, për të ruajtur hegjemoninë e ShBA-së, ka arritur deri në arrogancë, duke besuar se gjithmonë ka vetëm një fitues, ose njëri, ose tjetrin. Por duhet vënë në dukje se ata nuk e njohin Kinën dhe e paragjykojnë atë. Kina nuk është Japonia dhe nuk jemi në vitin 1985, por në vitin 2018. Përvoja dhe mjetet e këtij “trekëndëshi” janë të vjetruara.

(Peter Navarro)

4 korriku që sapo kaloi, ishte Dita e Pavarësisë e ShBA-së. Ironia është se pas dyqind vjetësh zhvillimi, gjatë të cilave Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur politikat e “tregtisë së lirë” dhe të “shoqërisë së hapur”, qeveria Trump sot e ka përmbysur tërësisht një gjë tillë dhe tani Shtetet e Bashkuara janë duke rrëshqitur vazhdimisht drejt “izolimit” dhe “shoqërisë së mbyllur”. /CRI/

Leave a Reply

%d bloggers like this: