Home / Bota / Rusia i dorëzon Katarit stafetën e botërorit të ardhshëm

Rusia i dorëzon Katarit stafetën e botërorit të ardhshëm

Organizatorja e Botërorit 2018, Rusia i dorëzoi formalisht Katarit rolin e organizatorit të Botërorit të ardhshëm që do të zhvillohet në vitin 2022.

Sipas një deklarate të presidencës ruse thuhet se me pjesëmarrjen e presidentit Vladimir Putin, emirit të Katarit, sheiku Temim bin Hamed Al Thani dhe presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino në Kremlin u bë ceremonia e dorëzimit për Kampionatin Botëror 2022, që do të zhvillohet në Katar.

Putin me këtë rast i dhuroi Al Thanit një top futbolli me ngyrë të kuqe dhe të bardhë, top me të cilin u zhvillua edhe finalja e djeshme.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: