Home / Bota / Erdogan shpall “bojkotimin” e aparateve elektronike nga SHBA

Erdogan shpall “bojkotimin” e aparateve elektronike nga SHBA

Në një deklaratë në televizionin turk, Presidenti i Turqisë sinjalizon plane të Turqisë për të bojkotuar produkte elektronike nga SHBA.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shpalli “bojkotimin” e aparateve elektronike nga SHBA, si reagim ndaj sanksioneve të SHBA ndaj vendit të tij. SHBA kanë iPhone, tha ai në televizionin turk, por në “anën tjetër” ekziston edhe Samsungu, tha ai, në lidhje me produktin koreanojugor. Veç kësaj Turqia ka prodhuesin e saj të aparateve elektronike, Vestel, shtoi Erdogan.

Erdogani tha se Turqia po merr masat e nevojshme në lidhje me ekonominë, por është e rëndësishme që të mbahet një “qëndrim i vendosur politik”. Kalimi në një monedhë të huaj, përdorimi i saj do të thotë që t’i lëshosh pe armikut, tha Erdogani.

Këto deklarata bëhen kur rënia e monedhës turke Lira ka vazhduar pa ndërprerje. Kjo rënie u përshpejtua që kur SHBA sinjalizuan dyfishimin e sanksioneve ndaj çelikut që eksporton Turqia në SHBA. Ky hap u ndërmorr për shkak të moslirimit nga Turqia të një prifti evangjelist amerikan, të cilin ajo e mban të arrestuar prej tetorit të 2016-ës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.