Home / Bota / Turqi, të shtëna para selisë së Ambasadës Amerikane

Turqi, të shtëna para selisë së Ambasadës Amerikane

Një person i armatosur ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt ambasadës amerikane në kryeqytetin turk të Ankarasë rreth orës 05:00 të mëngjesit. Fatmirësisht nga sulmi nuk ka asnjë person të lënduar.

Sipas dëshmitarëve, plumbat u qëlluan nga një makinë e bardhë, e cila kaloi me shpejtësi të lartë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka punën për gjetjen e makinës dhe kapjen e autorëve.

Sulmi drejt ambasadës amerikane vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë janë në kulmin e tensionit. Kjo edhe pas arrestimit të pastorit amerikan Andreë Brunson në Turqi.

Brunson akuzohet se ka ndihmuar përpjekjet për grusht shteti në vitin 2016 dhe rrezikon të përballet me 35 vjet burg.

Nga ana e tyre, SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj ministrit turk të Drejtësisë dhe atij të Brendshëm, ndërsa presidenti Trump ka nxitur tarifat për importin e aluminit dhe çelikut në vend

Leave a Reply

%d bloggers like this: