Home / Bota / Gjermani: Mijёra populistё tё djathtё u mblodhёn nё Chemnitz

Gjermani: Mijёra populistё tё djathtё u mblodhёn nё Chemnitz

Kundёr sё djathtёs e mё pas kundёr sё majtёs. Nё Chemnitz demonstruan ksenofobё dhe kundёrshtarё tё tyre. Kёta tё fundit nёn parullёn „Chemnitz nuk ёshtё i murmё”. Manifestimi kaloi paqёsisht.

Gjithsej u mblodhёn mbi 8000 vetё nёpёr rrugёt e qytetit, sipas autoriteteve. Rreth 4500 vetё morёn pjesё nё manifestimin e AfD-sё dhe tё aleancёs ksenofobe „Pegida”, ndёr ta ishte edhe kryetari i AfD-së nё Tyringi, Björn Höcke. Ky manifestim ishte mё i madh, sepse atij iu bashkuan edhe pjesёmarrёs tё njё veprimtarie tjetёr tё lёvizjes populiste tё djathtё „Pro Chemnitz”.

Shumё pjesёmarrёs thёrrisnin: “Wir sind das Volk.” (ne jemi populli). Njёkohёsisht – sipas tё dhёnave zyrtare – rreth 3500 vetё ishin mbledhur nё sheshin e Kishёs sё Shёn Johanit, pёr tё protestuar nё paqe kundёr ksenofobisё. Nё kёtё manifestim tё aleancёs „Chemnitz-i pa nazistё” ishin edhe sekretari i pёrgjithshёm i Partisё Socialdemokrate gjermane Lars Klingbeil, kryetarja e partisё ekologjiste Aleanca90/Të Gjelbrit Annalena Baerbock dhe kryetari i grupit parlamentar tё partisё E Majta në Bundestag, Dietmar Bartsch.

Rreth 70 shoqata, organzata dhe parti kishin bёrё thirrje pёr kёtё manifestim nёn moton “Zemёr nё vend tё nxitjes sё urrejtjes”.

Demonstratat kaluan paqёsisht, pёrpos disa konfrontimeve sporadike mes dy grupimeve, njoftoi policia e Saksonisё. “Ne e kemi pasur situatёn tёrёsisht nёn kontroll”, tha njё zёdhёnës i policisё.

Turi i manifestuesve kaloi pёrmes qytetit jo larg vendit, ku njё javё mё parё u vra e thikё njё gjerman 35 vjeҁar. „Kёtu ёshtё rezistenca racionale”, shkruhej nё njё parullё tё njё pjesëmarrёsi, qё i referohej formulimit „rezistenca nacionale” njё koncept pёrgjithёsues i ekstremit tё djathtё nё Gjermani.

“Lart solidaritetit ndёrkombёtar” thёrrisnin kundёrshtarёt e populistёve tё djathtё. Qytetarёt e Chemnitzit, sipёrmarrёs dhe studiues kishin vendosur njё thirrje nё monumentin e Karl Marksit: “Chemnitzi nuk ёshtё as gri dhe as i murmё.” Ndёrsa nё faqen e internetit tё nismёs #ёirsindmehr (ne jemi mё shumё) thuhet: “Ne nuk mund tё pranojmё urrejtjen, intolerancёn dhe indifernetizmin.” Ky ёshtё terreni qё ushqen armiqёisinё ndaj demokacisё.

Rrije e pranisё sё policisё

Pasi policia fillimisht ishte e tёrhequr nё zonёn e qytetit me patrullime, pasdite prania e saj u bё mё e dukshme. Nё punёsit siguruan zonёn e manifestimit nёn moton „Chemnitzi pas nazistё”. Mё pas forcat e rendit me trupa tё pёrforcuara u mobilizuan pёr tё parandaluar trazirat eventuale. Njё parakalim i tё djathtёve u ndёrpre para kohe. Shumё nёpunёs kishin ardhur pёr pёrforcim nga lande tё tjera. Pas sulmit vdekjeprurёs me thikё tё dielёn e kaluar njё irakian dhe njё sirian tё pandehur ndodhen nё arrest hetimor. Ky akt u bё shkas pёr demonstratat, prej nga pati edhe sulme ksenofobie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.